• Wednesday, 08 January 2025

Kryeministri Mickoski për vizitë në Komunën e Shtipit

Kryeministri Mickoski për vizitë në Komunën e Shtipit

Shkup, 8 janar 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot do të marrë pjesë në hapjen e klonit të kopshtit për fëmijë “Vera Ciriviri Trena” dhe të sallës sportive nën balon në kuadër të shkollës fillore rajonale “Goce Dellçev” në vendbanimin "Tri Çeshmi" në Komunën e Shtipit.

Kloni i kopshtit për fëmijë “Vera Ciriviri Trena” është financuar nga buxheti i Komunës së Shtipit, me vlerë prej 2.500.000 denarë. Është bërë adaptimi i një hapësire të pashfrytëzuar në shkollën rajonale “Goce Dellçev”, duke siguruar kushte për edukimin dhe kujdesin e rreth 40 fëmijëve nga "Tri Çeshmi".

Salla sportive në kuadër të shkollës rajonale “Goce Dellçev” është financuar një vit më parë nga teprica e bllok-donacioneve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në buxhetin e Komunës së Shtipit. Vlera e projektit tejkalon 10.000.000 denarë.

Më pas, në orën 12:00, kryeministri do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për rezervuarin kryesor të ujit në vendbanimin "Prebeg". Me ndërtimin e rezervuarit kryesor në "Prebeg", me kapacitet prej 1.500 metra kub, do të zgjidhet problemi disadekadësh me furnizimin me ujë në këtë pjesë të qytetit të Shtipit për shkak të nivelit të lartë gjeografik që është në të njëjtën lartësi me stacionin e filtrimit të ndërmarrjes publike “Isar”.

Projekti ka vlerë prej 41.000.000 denarë, të siguruara nga llogaria e dedikuar për vetëfinancim nga qytetarët e Komunës së Shtipit. bsh/

Foto: MIA arkiv