Le Rigoler: Klima e kritikës e pushtetit gjyqësor në vend tregon se themelet e sundimit të drejtësisë janë ende të brishta
- Pushteti gjyqësor në vend është mjaftueshëm e kritikuar dhe është vazhdimisht nën kërcënime, me fenomene të kontestimit të vazhdueshëm të vendimeve të tyre. Kjo klimë për fat të keq tregon se themelet e su ndimit të drejtësisë janë ende të brishta. Shoqëria civile mund të luajë rol të rëndësishëm si rojtare e ruatjes së etikës dhe pavarësisë së gjyqësorit, por gjithashtu mund të japë propozime për avancimin e legjislacionit.
Shkup, 3 shkurt 2025 (MIA) - Pushteti gjyqësor në vend është mjaftueshëm e kritikuar dhe është vazhdimisht nën kërcënime, me fenomene të kontestimit të vazhdueshëm të vendimeve të tyre. Kjo klimë për fat të keq tregon se themelet e su ndimit të drejtësisë janë ende të brishta. Shoqëria civile mund të luajë rol të rëndësishëm si rojtare e ruatjes së etikës dhe pavarësisë së gjyqësorit, por gjithashtu mund të japë propozime për avancimin e legjislacionit.
Këtë e deklaroi ambasadori francez në vend kristof Le Rigoler, në fjalimin në sesionin e 16-të të Konventën kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut (KKBE-MK), "Kontributi francez për sundimin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut" me temë "Shtigje deri në integritet dhe pavarësi së gjyqësorit: sfidë kyçe në reformat për sundimin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit".
"Kjo klimë e gjyqësorit për fat të keq tregon se themelet e sundimit të drejtësisë janë ende të brishta dhe se kurrë nuk është arritur asgjë dhe se puna dhe përkushtimi i të gjithë faktorëve është më i rëndësishëm se kurdo herë. Prandaj, të gjitha këto instanca gjyqësore çdo ditë luajnë rol kyç si grant i sundimit të drejësisë, rol që është i rëndësishëm dhe duhet vazhdimisht ta theksojmë", tha Le Rigoler.
Ai përkujtoi se integriteti, mosanshmëria dhe pavarësia në gjyqësor janë kyçe dhe vetë gjyqtarëve dhe prokurorëve u mbetet t'i mbrojnë ato parime dhe të sigurojnë se do të ruhet integroteti i organeve gjyqësore.
"Nëse marr shembullin francez - për shembull, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë, sa herë që ka shkelje të pavarësisë së gjyqësorit, ai mund të fillojë procedime disiplinore ndaj dukurive jokonsistente, por edhe t’i kushtojë vëmendje etikës", tha ambasadori francez.
Ai përshëndeti zbatimin e shumicës së rekomandimeve të shtatorit të vitit 2023 nga Këshilli Gjyqësor, duke inkurajuar të gjitha palët e interesuara të vazhdojnë në atë rrugë për të garantuar më tej pavarësinë e gjyqësorit dhe autoriteteve gjyqësore, e cila është një element kyç i një shoqërie demokratike. mb/
Foto: MIA