• Monday, 27 January 2025

Kambovski: Vendi i vetëm për shkarkim të anëtarëve është në Këshillin gjyqësor

Kambovski: Vendi i vetëm për shkarkim të anëtarëve është në Këshillin gjyqësor

Shkup, 26 janar 2025 (MIA) - Është fakt se pati probleme në Këshillin Gjyqësor, këtë mund ta shihte i tërë opinioni. por, megjithatë mendoj se gjërat ngadalë po rregullohen, po marrin një rrjedhë normale siç duhet të funksionojë Këshilli gjyqësor. Një pjesë e mirë e anëtarëve u ndërruan, erdhën anëtarë të rinj, duke filluar nga korriku i vitit të kaluar e deri tani kemi katër anëtarë të rinj. Kështu që, jam optimist se në të ardhmen Këshilli gjqyësor do të jetë në nivel të detyrave që i ka, thotë në intervistën e së dielës për Radio Evropën e lirë, kryetari i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovski.

Ai thotë se qëllimi i tij është që Këshillin gjyqësor vetë gjykatësit ta ndjejnë si të vetin. Thekson se ka besim shumë të ulët tek vetë gjykatësit në Këshillin gjyqësor dhe prandaj qëllimi i tij primar do të jetë të arrijë ta afrojë Këshillin gjyqësor drejt gjykatësve.

Sipas tij, vendi i vetëm ku është paraparë mënyra apo procedura për shkarkim të një anëtari të Këshillit gjyqësor është në Ligjin për Këshillin gjyqësor.

"Në vend tjetër unë nuk kam hasur në ligje se ekziston një mundësi e tillë - të shkarkohen në ndonjë procedurë tjetër. Do të thotë, shkarkimi bëhet këtu në Këshillin gjyqësor", thekson Kambovski.

Thotë se kritikat ndaj Këshillit gjyqësor nuk i pranon si presion.

"Është mirë të gjitha autoritetet të cilat janë në këtë shtet të bashkëpunojnë mes veti, të kritikohen kur kjo nevojitet sepse kritika pdoherë sjellë gjëra pozitive, të korrigjohemi apo jo, ose pushteti ligjvënës, ose pushteti ekzekutiv. Nuk e kuptojmë atë si presion, as nuk e ndjejmë si presion. Secili ka të drejtë të kritikojë, të kuptojë, nëse ajo kritikë është me qëllim pozitiv të përmirësohen gjërat dhe çdoherë i pranojmë kritikat e tilla, përpiqemi të përirësohemi në disa gjëra të cilat në të kaluarën nuk ishin të mira që të kryhen në mënyrë më të mirë", theksoi Kambovski. ab/

Foto: Printskrin