• Friday, 21 March 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Izraeli vazhdoi me bombardime të Gazës, jetën e kanë humbur të paktën 10 persona

Izraeli vazhdoi me bombardime të Gazës, jetën e kanë humbur të paktën 10 persona

Gazë, 19 mars 2025 (MIA) - Bombardimi në Rripin e Gazës vazhdoi edhe gjatë natës, me ç'rast janë regjistruar sulme të reja ajrore të kryera nga ushtria izraelite në disa rajone.

Sipas raporteve, aeroplanë izraelitë kanë kryer sulme në rajonin Kan Junis, në jug të Gazës, si dhe në disa lokacione në pjesën jugore të qytetit. Informatat e fundit flasin për të paktën 10 persona të vrarë.

Sipas "Al Xheziras", janë kryer shumë sulme ajrore, duke goditur shtëpitë dhe ndërtesat publike ku janë strehuar civilët.

Në një nga sulmet më të ashpra, në pjesën jugperëndimore të Gazës, u shkatërrua një ndërtesë pesëkatëshe. Ekipet e mbrojtjes civile vlerësojnë se ka pasur të paktën 30 persona në ndërtesë në momentin e sulmit.

Autoritetet izraelite njoftuan se ushtria e tyre po synon “vetëm objektiva terroriste”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu paraprakisht tha se negociatat për armëpushimin do të zhvillohen "vetëm nën zjarr", duke shtuar se sulmet, nga të cilat janë vrarë qindra civilë, janë "vetëm fillimi". bsh/

Foto: Arkiv