• Friday, 21 March 2025

Guteresh: BE-ja është shtylla thelbësore e përgjigjes shumëpalëshe ndaj sfidave globale

Guteresh: BE-ja është shtylla thelbësore e përgjigjes shumëpalëshe ndaj sfidave globale

Bruksel, 20 mars 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian është partneri strategjik qendror i Kombeve të Bashkuara dhe ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen e tij financiare dhe politike, deklaroi sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonoi Guteresh pas mbërritjes në Samitin e sotëm të BE-së në Bruksel.

"Besoj se BE-ja është shtylla themelore e përgjigjes shumëpalëshe ndaj sfidave me të cilat përballemi në lidhje me paqen, sigurinë, klimën, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut", theksoi Guteresh, i shoqëruar nga Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta. 

Guteresh është ftuar të marrë pjesë në drekën e sotme të punës në Samitin e BE-së, ku do të diskutojë multilateralizmin dhe çështje të tjera globale me liderët evropianë, si dhe për përgatitjet për Konferencën e Tretë të KB-së për oqeanet dhe Konferencën e Katërt ndërkombëtar për financimin e zhvillimit.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Guteresh theksoi se KB-ja shpreh shqetësim serioz për ngjarjet në Ukrainë dhe në Rripin e Gazës, si dhe për pasojat e ndryshimeve klimatike.

"Natyrisht, çdo paqe është e mirëpritur, pasi shpëton jetë, por është thelbësore që armëpushimi të hapë rrugën për një paqe të drejtë në Ukrainë. Ndërsa, një paqe e përkthyer në Ukrainë është një paqe që respekton Kartën e KB-së, ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit (KB) mbi integritetin territorial të Ukrainës", shtoi Guteresh.

 Sekretari i Përgjithshëm i KB-së theksoi gjithashtu se është i tronditur nga dhuna e ripërtërirë në Gazë në një kohë kur populli palestinez tashmë po vuan shumë, dhe për këtë e përsërit apelin e tij për respektimin e armëpushimit, për të mundësuar dërgimin e ndihmave humanitare në të gjitha pjesët e Rripit dhe për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve.

 

"“Është thelbësore që të mbajmë derën e hapur për të vetmen rrugë drejt paqes në Lindjen e Mesme, e cila është të kemi një shtet palestinez që jeton krah për krah me shtetin e Izraelit”, shtoi Guteresh. qa/

Foto: EPA