Zelenski: BE-ja duhet të krijojë një mekanizëm për të parandaluar bllokimin e vendimeve unanime
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u ka bërë thirrje liderëve evropianë që të gjejnë një mënyrë për ta bërë procesin e vendimmarrjes më të shpejtë, më fleksibël dhe më efektiv, duke iu referuar vetos së Hungarisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Ukrainës në BE.
- Post By Qefsere Abduli
- 17:25, 20 March, 2025

Bruksel, 20 mars 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u ka bërë thirrje liderëve evropianë që të gjejnë një mënyrë për ta bërë procesin e vendimmarrjes më të shpejtë, më fleksibël dhe më efektiv, duke iu referuar vetos së Hungarisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Ukrainës në BE.
Zelenski këtë e deklaroi në fjalimin para Këshillit Evropian, raporton BTA, duke iu referuar Ukrinformit.
"Është e pakëndshme të thuhet, por nevojitet një presion brenda vetë Evropës për të siguruar që gjithçka që premtohet do të ndodhë. E kam fjalën për negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe zgjidhjen e disa çështjeve me rëndësi thelbësore për unitetin evropian. Është thjesht anti-evropiane kur një person bllokon vendime që janë të rëndësishme për të gjithë kontinentin ose që tashmë janë rënë dakord”, tha Zelenski.
Shefi i shtetit theksoi se Ukraina i ka përmbushur të gjitha kërkesat, por po përballet me vështirësi në fillimin e grupeve të para dhe të tjera të negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.
BTA rikujtoi se kryeministri hungarez Viktor Orban ndaloi fillimin e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në BE, duke përmendur parimin e unanimitet kur vendoset për zgjerimin e Bashkimit Evropian.
Në fjalimin e tij në Këshillin Evropian, Zelenski u bëri thirrje anëtarëve të tij që të vazhdojnë presionin ndaj Rusisë dhe të miratojnë një plan prej të paktën pesë miliardë eurosh për blerjen e armëve artilerie. qa/
Foto: EPA