• Friday, 21 March 2025

Shtëpia e Bardhë: Trampi plotësisht e mbështet ofensivën e Izraelit në Gazë

Shtëpia e Bardhë: Trampi plotësisht e mbështet ofensivën e Izraelit në Gazë

Uashington, 20 mars 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp "plotësisht i mbështet Izraelin dhe ushtrinë izraelite dhe veprimet e ndërmarra ditët e fundit në Rripin e Gazës", deklaroi sot zëdhënësja ne Shtëpisë së Bardhë, Kerolin Levit. 

"Presidenti amerikan ia bëri të qartë lëvizjes palestineze Hamas se ata do të jetojnë në ferr nëse nuk i lironin të gjithë pengjet, ndërsa Hamasi për fat të keq zgjodhi të luante një lojë mediatike me jetë njerëzore", tha ajo.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë shtoi se Hamasi "është tërësisht fajtor për këtë situatë për shkak të sulmit të dhunshëm ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023".

Lëvizja islamike palestineze njoftoi se sot ka hedhur raketa drejt Tel-Avivit, që është përgjigja e parë që nga rifillimi i operacioneve ajrore dhe tokësore izraelite të hënën në mbrëmje.

Sipas Mbrojtjes civile të Gazës, të paktën 504 njerëz, përfshirë më shumë se 190 të mitur, janë vrarë që nga sulmet e ripërtërira izraelite. qa/mb/

Foto: EPA