• Thursday, 20 February 2025

Frederiksen: Situata aktuale gjeopolitike dhe e sigurisë është më e keqe se Lufta e Ftohtë

Frederiksen: Situata aktuale gjeopolitike dhe e sigurisë është më e keqe se Lufta e Ftohtë

Kopenhagë, 18 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministrja daneze Mete Frederiksen paralajmëroi sot se situata aktuale gjeopolitike dhe e sigurisë është "më e keqe se Lufta e Ftohtë" dhe bëri thirrje për rritje radikale të shpenzimeve për mbrojtjen.

Frederiksen informoi Parlamentin për samitin e mbrëmshëm në Paris si pjesë e një sesioni kushtuar pyetjeve parlamentare, raportoi Gardian.

"Ne jemi në një situatë sigurie shumë më të vështirë... dhe më të rrezikshme sesa kemi qenë në jetën time. Kjo është më e keqe se Lufta e Ftohtë", theksoi ajo. mb/

Foto: MIA