Foshnja e parë në 2025 është djalë
- Në Klinikën universitare për gjinekologji dhe akusheri në Shkup në orën 00:01 ka lindur foshnja e parë në Maqedoni.
- Post By Fami Bajrami
- 01:07, 1 January, 2025

Shkup, 1 janar 2025 (MIA) - Në Klinikën universitare për gjinekologji dhe akusheri në Shkup në orën 00:01 ka lindur foshnja e parë në Maqedoni.
"Ka lindur foshnje mashkull, peshon 3.190 gramë dhe 50 centimetra i gjatë", informojnë nga Klinika universitare për gjinekologji dhe akusheri.
Nëna e të porsalindurit është Sanja Talevski.
foto: arkivi i MIA-s