Pagesa për aplikacionin TVSH-ja Ime" vazhdon, duhet të përfundojë deri në fund të muajit
- Deri në fund të muajit qytetarët në llogaritë e tyre duhet t'i marrin mjetet nga aplikacioni "TVSH-ja Ime". Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike sot informuan se pagesa vazhdon dhe se duke e përfshirë edhe ditën e sotme janë paguar mjete për 344 mijë përdorues, ndërsa për përpunim mbesin edhe 152.543 shfrytëzues.
- Post By Sara Ademi
- 17:31, 19 February, 2025

Shkup, 20 shkurt 2025 (MIA) - Deri në fund të muajit qytetarët në llogaritë e tyre duhet t'i marrin mjetet nga aplikacioni "TVSH-ja Ime". Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike sot informuan se pagesa vazhdon dhe se duke e përfshirë edhe ditën e sotme janë paguar mjete për 344 mijë përdorues, ndërsa për përpunim mbesin edhe 152.543 shfrytëzues.
"Pagesa e TVSH-ja Ime është në vijim duke e përfshirë edhe datën e sotme 19.02.2025 nga gjithsej 496.543 shfrytëzues të TVSH-ja Ime, janë paguar mjete për 344.000 shfrytëzues. Në ditët në vijim pra deri në fund të muajit shkurt, kur është edhe afati përfundimtar për pagesë të mjeteve për kuartalin e fundit të vitit 2024, do të përpunohen të dhënat edhe për 152.543 shfrytëzues dhe mjetet do të paguhen në llogaritë e tyre. Për skanim të llogarive fiskale në periudhën tetor-dhjetor të vitit 2024 ndaj shfryëzuesve të TVSH-ja Ime do të paguhen mbi 870 milionë denarë në bazë të aplikacionit TVSH-ja Ime", thonë nga DAP.
Ndryshimin e të dhënave në lidhje me përditësimin e llogarisë së transaksionit duhet ta kryejnë vetëm ata shfrytëzues të "TVSH-ja Ime" të cilët nuk kanë marrë mjete për llogari të skanuara në pagesat paraprake, përkatësisht në tremujoret paraprake nuk u janë paguar mjetet. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s