• Friday, 21 February 2025

Manevska për MIA-n: Dhjetë vite nuk janë ndërruar filtrat e qendrës PET, nga e premtja sërish në funksion

Manevska për MIA-n: Dhjetë vite nuk janë ndërruar filtrat e qendrës PET, nga e premtja sërish në funksion

Shkup, 19 shkurt 2025 (MIA) - Qendra e vetme shtetërore PET nuk punon tashmë tre javë. Ministria e Shëndetësisë ishte informuar se për shkak të servisimit të domosdoshëm, do të ketë stagnim. Nga e premtja, tashmë gjithçka vazhdon të funksionojë normalisht, deklaroi për MIA-n drejtoresha e Institutit universitar për Tomografi pozitrone emetuese, Nevena Manevska.

"Dhjetë vite nuk janë ndërruar filtrat në qendrën PET. për shkak të stërngarkimit të tyre për prodhim të radioizotopeve dhe sintezë të radiofarmaceutikëve, duhej të furnizoheshin në mënyrë adekuate me çka procesi në repartin për prodhim të radioizotopeve dhe sintezës së radiofarmaceutikëve do të rrjedhë pa pengesa", sqaroi Manevska për MIA-n.

Ajo thotë se muajin e ardhshëm është planifikuar të rritet numri i kontrolleve, me qëllim që pacientët të mos vuajnë. Personeli shëndetësor tashmë është informuar për atë.

"E hasa Pet-skenin me 700 pacientë në listën e pritjes. Prej se jam në funksion, dyfish janë rritur terminet. Falë edhe kuadrit, është ulur lista e pritjes për kontroll. Bëj gjithçka që të pakësohet lista e pritjes së pacientëve për kontroll", theksoi Manevska.

Nga Ministria e Shëndetësisë, për MIA-n deklaruan se bëhet fjalë për servisim të rregullt për ndërrim të hepa filtrave që treguan ngarkesë dhe pa të cilët procesi nuk mund të rrjedhë, ndërkaq për "çdo ndryshim ligjërisht duhet të bëhet rikualifikimi i dhomave të pastra në repartin për prodhim të radioizotopeve dhe sintezës së radiofarmaceutikëve, ndërkaq njëkohësisht kjo procedurë është e domosdoshme për vendosje të metodës së re në interes të pacientëve me qëllim të përforcimit të veprimit".

"Nga ana e kryesisë së re të PET-qendrës, menjëherë është bërë edhe plan i ri dinamik për tejkalim të problemit të hasur me lista të pritjes në këtë institucion. Tani listat e pritjes dyfish janë zvogëluar për dallim nga më parë", ceket në përgjigjen me shkrim të pyetjeve të MIA-s.

Paraprakisht, nga LSDM reaguan se një muaj nuk funksionon PET-skeneri i vetëm shtetëror.

"Për këtë shkak, pacientë nga i tërë vendi, terapitë e të cilëve drejtpërdrejtë varen nga kjo procedurë diagnostike, janë lënë pa skenim të domosdoshëm. Në vend të trajtimit adekuat në shëndetësinë publike. ata janë të detyruar të kërkojnë zgjidhje alternative në spitalet private, ku çmimet janë shumë të larta, apo në institucionet shëndetësore në rajon, që plotësisht e rritë barrën e tyre financiare dhe psikologjike", reaguan nga LSDM.

LSDM kërkoi përgjegjësi nga drejtoresha Manevska dhe nga ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. ab/

Foto: МIА arkivi