• Tuesday, 04 February 2025

Fillkov e shkarkoi gjyqtaren që e ka gjykuar shoferin që e ka shtypur me veturë Frosinën nga anëtarësimi në grupin punues në Ministrinë e Drejtësisë

Fillkov e shkarkoi gjyqtaren që e ka gjykuar shoferin që e ka shtypur me veturë Frosinën nga anëtarësimi në grupin punues në Ministrinë e Drejtësisë

Shkup, 3 shkurt 2025 (MIA) -  Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov sot ka informuar se ka marrë vendim që ta shkarkojë nga anëtarësimi në grupin punues për ndryshime të Kodit Penal, gjyqtaren që e ka gjykuar shoferin që e ka shtypur me veturë Fronisna Kullakovën, me qëllim, siç tha, të mos diskreditohet procesi që ka filluar për reformat thelbësore në jurisprudencë, me të cilat nuk do të lejohet mosndëshkimi dhe mosprekja.

"Sot nuk ju drejtohem si ministër i Drejtësisë, por si qytetar dhe prind. I bëj thirrje gjykatave të të gjitha shkallëve dhe Këshillit Gjyqësor të marrin masa për të rishqyrtuar të gjithë rastin e vdekjes së parakohshme të Frosinës. Në të njëjtën kohë, sot mora vendimin për shkarkimin nga anëtarësimi në një grup pune në Ministrinë e Drejtësisë, gjyqtaren, emrin e së cilës e mbron opinioni pujblik. Gjyqtarka qenë pjesë e grupit të punës të formuar në dhjetor 2020 për ndryshimin e Kodit Penal dhe ishte pjesë e grupit të optimizuar të punës për ndryshimet e shpejta të Kodit Penal, i cili presim të eliminojë pasojat e dëmshme të shkaktuara nga ndryshimet në vitin 2023. Këtë po e bëj për të mos diskredituar procesin që ka nisur për reformat e nevojshme thelbësore në drejtësi. Shpreh shqetësimin tim sepse besoj se ka ardhur koha që institucionet kompetente të tregojnë se janë të përgatitura për të marrë masa për gjetjen e autorëve dhe vënien në përgjegjësi të tyre. Përgjegjësia duhet të përcaktohet dhe këtu nuk ka asnjë kompromis. Qytetarët presin drejtësi dhe institucionet janë të obliguara që ta japin atë shpejt, në mënyrë të drejtë dhe transparente", tha Fillkov në konferencën e sotme për shtyp.

Ky rast, shtoi ai, është vetëm konfirmim i të dhënave për vlerësimin e punës së gjyqtarëve të prezantuar këtyre ditëve se shpejtësia e veprimit dhe korrupsioni janë detektuar si problemi më i madh në gjyqësor me vlerësim më të ulët.

"Mosveprimi dhe kontestimi hap mundësi që nesër të ketë raste të njejta apo të ngjashme. u bëj thirrje të gjithë aktorëve polirikë në vend që të mos tentojnë këtë rast fatal ta keqpërdorin për qëllime ditore politike. Sistemi jurudik duhet të ndërrohet nga rrënjët, nga jashtë dhe nga brenda. Nuk do të lejoj mosndëshkim, por edhe mosprekrje", tha Fillkov.

Në pyetjen e gazetarëve ai tha se me shkarkimin e gjykatëses, nuk lokalizon përgjegjësi tek ajo për aktgjykimet që i ka marrë, por është në pyetje optimizimi i grupeve punuese që sa më shpejt të dilet me propozim ligj. Mbetet në qëndrimin se nuk do të ndërhyjë në punën e Këshillit gjyqësor dhe për këtë, thotë, apelon deri te ata që ta kryejnë punën e tyre.

Konfirmoi se shqyrtohet mundësia ligjore për ndryshim të Ligjit për Këshill Gjyqësor me të cilin anëtarët që zgjedhen në Kuvend të mund të revokohen dhe se shqyrtohet mundësia si një nga opsionet.

"Po punojmë intensivisht për to dhe besoj se në periudhën në vijim do të dalim me zgjidhje përfundimtare", tha ministri i  Drejtësisë, duke sqaruar se po punohet për gjetjen e zgjidhjeve sa më të mira dhe kjo është vetëm njëra prej tyre.

A do të parashikojnë ndryshimet në Kodin Penal dënime më të rrepta për personat përgjegjës për aksidentet rrugore?

"Ne vazhdimisht jemi duke punuar në harmonizimin e të gjitha zgjidhjeve të mundshme ligjore së bashku me kolegun Toshkovski. Angazhohemi për dënime maksimale", tha ai, duke konfirmuar se grupi punues do të punojë për dënime më të larta. mb/

Foto: Ministria e Drejtësisë