Fico në marrëveshje me partnerët e koalicionit siguroi disa ministri
- Tri partitë nga koalicioni qeverisës në Sllovaki mbrëmë kanë kumtuar se kanë rënë dakord për ndryshime në Qeveri, me qëllim të stabilizimit të saj dhe përforcimitn e fuqisë së partisë Smer-SD të kryeministrit Robert Fico.
- Post By Fami Bajrami
- 10:36, 20 February, 2025

Bratisllavë, 20 shkurt 2025 (MIA) - Tri partitë nga koalicioni qeverisës në Sllovaki mbrëmë kanë kumtuar se kanë rënë dakord për ndryshime në Qeveri, me qëllim të stabilizimit të saj dhe përforcimitn e fuqisë së partisë Smer-SD të kryeministrit Robert Fico.
Dy partitë e vogla në koalicion do t'i lëshojnë partisë Smer-SD nga një ministri. Me shtimin e ministrive, përgjegjëse për investime, zhvillimin rajonal dhe informacionin, turizmin dhe sportin, partia e Ficos do të ketë kontrollin mbi nëntë ministri, ndërsa partnerët e koalicionit mbi gjashtë, gjegjësisht dy ministri.
Smer-SD do ta përdorë këtë ndikim politik për të stabilizuar koalicionin qeverisës dhe për të rifituar shumicën e saj parlamentare, publikoi Fico në Fejsbuk.
Kriza e fundit në koalicion e vuri në rrezik shumicën e saj parlamentare. Koalicioni ka pasur 79 vende në Parlamentin 150 anëtarësh, para se katër deputetë nga Glas dhe tre nga Partia Kombëtare sllovake të ndahen në fraksione parlamentare. Deputetët nuk u bashkuan me opozitën, por kërkuan poste në Qeveri, Parlament dhe institucionet shtetërore në këmbim të lojalitetit të tyre. Kjo e bën të vështirë zbatimin e agjendës së qeverisë në kohë kur ajo përballet me protesta të dhunshme kundër politikave të saj proruse. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s