• Tuesday, 08 April 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Eurokomisarja Kaja Kallas më 8 prill për vizitë në Shqipëri

Eurokomisarja Kaja Kallas më 8 prill për vizitë në Shqipëri

Tiranë, 3 prill 2025 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, më 8 prill do të vizitojë Shqipërinë.

Është planifikuar takim me kryeministrin Edi Rama, pas çka do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Kjo do të jetë vizita e saj e parë që nga marrja e funksionit.

Para më pak se një muaji, më 13 mars, Shqipërinë e vizitoi eurokomisionerja për zgjerim dhe politika të fqinjësisë, Marta Kos, që po ashtu ishte vizita e saj e parë në këtë vend pas zgjedhjes në funksion.

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, në konferencë të përbashkët për shtyp, ajo potencoi se rrugëtimi i vendit drejt BE-së është i sigurt dhe i vërtetë dhe se Shqipëria meriton të jetë pjesë e BE-së, sepse është kampion i bashkëpunimit rajonal. rq/bsh/