Shefat e bankave më të mëdha në botë zhvilluan bisedë të fshehtë
- Drejtorët ekzekutivë të disa prej bankave më të mëdha në botë mbajtën bisedime të besueshme për thellimin e krizës në tregjet financiare dhe pasojat e mundshme për ekonominë globale, që është tronditur nga ofensiva tregtare e presidentit Donald Tramp.
- Post By Fami Bajrami
- 18:04, 7 April, 2025

Uashington, 7 prill 2025 (MIA) - Drejtorët ekzekutivë të disa prej bankave më të mëdha në botë mbajtën bisedime të besueshme për thellimin e krizës në tregjet financiare dhe pasojat e mundshme për ekonominë globale, që është tronditur nga ofensiva tregtare e presidentit Donald Tramp.
Siç mëson Skaj Njuz, dje liderët e institucioneve të mëdha financiare si Bank of America, Barclays, Citi dhe HSBC Holdings morën pjesë në konferencë të përbashkët, ku u diskutua për pasigurinë në rritje në tregje, përderisa rënia e çmimeve të aksioneve nxiti frikën për një recesion të ri global.
Ftesa, sipas burimeve, është organizuar nga Instituti për politika bankare, organizatë me seli në Uashington, e cila merret me rregullimin financiar dhe politikat publike.
Mes pjesëmarrësve ishin Brajan Mojnihan (Bank of America), CS Venkatakrishnan (Barclays) dhe Zhorzh Elhederi (HSBC), ndërsa sipas informacioneve të një funksionari nga një bankë e huaj, atyre iu bashkuan edhe përfaqësues të Xhej Pi Morgan. Kryetari dhe drejtori ekzekutiv i Xhej Pi Morgan, Xhejmi Dajmon, në letrën e tij vjetore drejtuar aksionerëve, sot paralajmëroi për presionet inflacioniste dhe kërcënimin nga recesioni si rezultat i drejtpërdrejtë i luftës tregtare.
Një burim deklaroi se qëllimi i bisedimeve t'u mundësojnë bankierëve amerikanë të paraqesin pikëpamjet e tyre mbi situatën me homologët ndërkombëtarë dhe të ndajnë shqetësimet rreth përshkallëzimit të konfliktit doganor.
Ndërkohë, aksionet e bankave kryesore mbarë botën shënuan humbje të konsiderueshme për shkak të goditjeve të mëdha në bursë. Ministrja britanike e financave Rejçel Rivs thuhet se është në kontakt të vazhdueshëm me drejtorët e bankave kryesore britanike, si dhe guvernatorin e Bankës së Anglisë. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s