• Sunday, 01 June 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ngritet padi kundër 10 shtetasve britanikë për shkak të krimeve të luftës në Rripin e Gazës

Ngritet padi kundër 10 shtetasve britanikë për shkak të krimeve të luftës në Rripin e Gazës

Londër, 7 prill 2025 (MIA) - Një ekip avokatësh dhe juristësh ka ngritur sot një raport të gjerë në policinë e Londrës, ku u akuzuan dhjetë shtetas britanikë për krime lufte në Rripin e Gazës.

Raporti prej 240 faqesh u përpilua nga një ekip avokatësh në Mbretërinë e Bashkuar dhe hetues në Hagë dhe iu dorëzua ekipit për krime të luftës të Komandës për luftë kundër terrorizmit të policisë së Londrës.

Raporti u dorëzua në emër të Qendrës palestineze për të Drejtat e Njeriut dhe Qendrës ligjore për interes publik me seli në Mbretërinë e Madhe, e cila përfaqëson palestinezët në Gazë dhe në Britaninë e Madhe.

Raporti, i cili është i pari i këtij lloji, përmban hetime dhe prova të forta për involvim të shtetasve britanikë në krime të rënda, të kryera në Rripin e Gazës.

Ekipi kërkon një hetim për ata shtetas britanikë, me qëllim lëshimin e një urdhëri për arrestimin e tyre dhe ngritjen e procedurave penale para gjykatave britanike. rq/bsh/

Foto: EPA