Kallas: Jemi duke analizuar gabimet në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë
- Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, sot deklaroi se Bashkimi Evropian është duke analizuar gabimet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së, për t'i dhënë jetë procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje, shkruajnë mediat kosovare.
- Post By Fami Bajrami
- 18:43, 7 April, 2025

Podgoricë, 7 prill 2025 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, sot deklaroi se Bashkimi Evropian është duke analizuar gabimet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së, për t'i dhënë jetë procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje, shkruajnë mediat kosovare.
Këtë deklaratë ajo e dha në konferencë për media në Podgoricë, ku arriti sot dhe është ndalesa e parë nga turneu i saj nëpër Ballkanin Perëndimor. Në periudhën prej 7 deri më 9 prill, përveç Malit të Zi, Kallas pritet të vizitojë edhe Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën.
Beogradi dhe Prishtina zhvillojnë dialog për normalizimin e marrëdhënieve të tyre nën patronazhin e BE-së.
E pyetur për ngecjen në dialog, Kallas tha se "po analizojmë atë që po bëjmë këtë muaj" së bashku me të dërguarin e ri të posaçëm për dialogun, Piter Sorensen.
Sorensen mori funksionin në shkurt të vitit 2025, duke pasuar diplomatin sllovak, Mirosllav Lajçak. I dërguari i ri i posaçëm për dialogun Prishtinë-Beograd tashmë ka realizuar vizitën e tij të parë, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi në fund të marsit.
Përfaqsuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, gjithashtu tha se ajo që është e rëndësishme për bllokun, është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse pa të, asnjë shtet nuk mund të përparojë në rrugën drejt BE-së. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s