• Thursday, 20 February 2025

Erdogan pas takimit me Zelenskin: Turqia do të jetë nikoqiri ideal për bisedimet e mundshme mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së

Erdogan pas takimit me Zelenskin: Turqia do të jetë nikoqiri ideal për bisedimet e mundshme mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së

Ankara, 18 shkurt 2025 (MIA) - Turqia do të jetë nikoqiri ideal për bisedimet e mundshme mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së, deklaroi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pas takimit me kolegun e tij ukrainas, Volodimir Zelenski në Ankara.

Lufta ruso-ukrainase, e cila ka shkaktuar shumë viktima të pafajshëm dhe shkatërrim "duhet të  ndërpritet tani", theksoi Erdogani.

Presidenti ukrainas theksoi edhe se nisma diplomatike e presidentit amerikan Donald Tramp për përfumndim të luftës mes Ukraniës dhe Rusisë është në pajtim me politikën e deritanishme të Turqisë.

Ai shtoi se edhe një herë ia ka theksuar Zelenskit mbështetjen e plotë të Turqisë për integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës dhe gatishmërinë e Ankarasë që t'i sigurojë të gjitha llojet e mbështetjes që të mundet negociatat të sjellin deri në paqe të përhershme.

Nga ana e tij, presidenti ukrainas Voldomir Zelenski deklaroi se marrëdhëniet turko-ukrainase  janë në nivel të lartë, si gjithmonë, dhe e falënderoi presidentin dhe popullin e Turqisë për këtë.

"Turqia ka marrë një qëndrim shumë parimor për integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës" tha ai, duke shtuar se Ankaraja kishte ndihmuar në sigurimin e lirimit të ushtarëve dhe civilëve ukrainas.

Zelenski gjithashtu theksoi se "negociatat nuk duhet të zhvillohen pas shpinës sonë". Ai tha gjithashtu se Turqia dhe Evropa duhet të marrin pjesë në diskutime për t'i dhënë fund luftës. mb/

Foto: MIA