• Friday, 21 February 2025

Berni Sanders për deklaratat e Trampit: Ditë e pikëlluar në historinë amerikane

Berni Sanders për deklaratat e Trampit: Ditë e pikëlluar në historinë amerikane

Uashington, 20 shkurt 2025 (MIA) - Senatori amerikan Berni Sanders ka akuzuar presidentin Donald Tramp dhe aleatët e tij se janë në anën e presidentit rus Vlladimir Putin, duke paralajmëruar se një aleancë e tillë paraqet kërcënim për vlerat demokratike dhe aleancat ndërkombëtare.

"Tramp dhe oligarkët e tij amerikanë tani janë hapur në anën e Putinit dhe oligarkëve të tij rusë. Kjo aleancë do të thotë braktisje të aleatëve tanë, të mbështesim autoritarizmin dhe të minojmë traditën tonë demokratike", ka shkruar Sanders në platformën Iks.

Sanders akuzoi Trampin se "ka marrë anën e një prej diktatorëve më brutalë në botë, duke kërcënuar pavarësinë e Ukrainës dhe duke braktisur aleatët evropianë me dekada".

Këto komente vijnë pas deklaratave të fundit  të Trampit, i cili e quajti presidentin ukrainas Vollodimir Zelenski "diktator pa zgjedhje".

"Diktatori pa zgjedhje Zelenski duhet të nxitojë, pasi nuk do të mbetet asgjë nga vendi i tij. Ndërkohë, po negociojmë me sukses një fund të luftës me Rusinë, diçka që të gjithë e dinë se vetëm administrata e Trampit mund ta bëjë", shkroi Tramp në "TruthSocial".

Zelenski u përgjigj se Tramp është viktimë e dezinformatave ruse dhe shfaqi shpresë se ekipi i tij do ta kuptonte më mirë "të vërtetën për Ukrainën". rq/bsh/

Foto: Arkiv