Delegacioni i Kuvendit në Sesionin Dimëror të APKE-së në Strasburg
- Në Sesionin Dimëror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili do të mbahet në Strasburg, Francë, nga 27 deri më 31 janar 2025, do të marrë pjesë Delegacioni i Kuvendit i përbërë nga Marija Petrushevska, shefe dhe Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe Bekim Qoku, anëtarë.
- Post By Sara Ademi
- 10:04, 27 January, 2025
Shkup, 27 janar 2025 (MIA) - Në Sesionin Dimëror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili do të mbahet në Strasburg, Francë, nga 27 deri më 31 janar 2025, do të marrë pjesë Delegacioni i Kuvendit i përbërë nga Marija Petrushevska, shefe dhe Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe Bekim Qoku, anëtarë.
Siç kumtoi Shërbimi për shtyp i Kuvendit, ndër temat që do të diskutohen gjatë Sesionit janë: nevoja absolute dhe urgjente për t'i dhënë fund krizës humanitare për gratë, fëmijët dhe pengjet në Gaza, nevoja për rendin ndërkombëtar të rinovuar të bazuar në rregulla, vëzhgimi i zgjedhjeve parlamentare në Gjeorgji të mbajtura në tetor të vitit 2024, imigracioni si një nga përgjigjet ndaj plakjes demografike të Evropës, zgjidhja e rreziqeve për të drejtat e njeriut dhe sundimi i së drejtës të paraqitur nga mercenarët dhe kompanitë private ushtarake dhe të sigurisë dhe thirrja për rregullativën gjithëpërfshirëse, gratë në ekonomi, përkatësisht punësimi, sipërmarrësia dhe buxhetimi i përgjegjshëm gjinor, rregullimi i maturisë së përmbajtjes së mediave sociale për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe tejkalimin e diskriminimit ndaj të moshuarve.
Sipas agjendës, fjalime të tyre para deputetëve do të kenë Shenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik Bartolomeu; Marko Boshnjak, kryetar i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; kryeministri i Luksemburgut, Luks Friden; si dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Ksavier Betel, në kuadër të Kryesimit të Luksemburgut me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës. Asamblesë do t'i drejtohet edhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alen Berset.
Gjithashtu është paraparë që prezantimi i Raportit mbi Multiperspektivitetin në Kujtimin dhe Arsimin e Historisë të pasohet nga ceremonia për të përkujtuar 80-vjetorin e çlirimit të kampit Aushvic-Birkenau. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s