Borreli kërkon hetim për bombardimin e zyrës së Kryqit të Kuq në Gazë
- Shefi për Punë të Jashtme i BE-së, Zhosep Borrel, ka bërë thirrje për hetim për bombardimet vdekjeprurëse që dëmtuan zyrën e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Gazë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:25, 22 June, 2024
![Borreli kërkon hetim për bombardimin e zyrës së Kryqit të Kuq në Gazë](https://mia.mk/images/20240622172525_big_730x400_12.webp )
Bruksel, 22 qershor 2024 (MIA) - Shefi për Punë të Jashtme i BE-së, Zhosep Borrel, ka bërë thirrje për hetim për bombardimet vdekjeprurëse që dëmtuan zyrën e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Gazë.
"BE dënon bombardimet që dëmtuan zyrën e KNKK-së në Gazë dhe çuan në dhjetëra viktima. Nevojitet një hetim i pavarur dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi", shkroi Borreli në Iks.