• Tuesday, 04 February 2025

BDI: VLEN fyen inteligjencën e qytetarëve

BDI: VLEN fyen inteligjencën e qytetarëve

Shkup, 3 shkurt 2025

Shqiptarët nuk kanë kujtesë të shkurtër dhe nuk lejojnë të mashtrohen nga një qeveri që përpiqet të fshehë dështimet e veta me deklarata boshe dhe manipulime të ulëta.  

Partitë e të a.q Vlen pretendojnë se gjetën një sistem shëndetësor të rrënuar, por e vërteta është e qartë: për ato vite, ministria e Shëndetësisë ka qenë në duart e partive të këtij koalicioni! 

 🔹 Arben Taravari (2017) – A la ndonjë reformë pas? Apo përdori postin vetëm për interesa politike personale? 

 🔹 Bekim Sali (2022-2023) – A nuk ishte ky ministër i VLEN që premtoi ndryshime dhe la pas një shëndetësi edhe më të degraduar? 

 🔹 Fatmir Mexhiti (2023-2024) – Ishte ministër deri para disa muajsh! Si mund të flasë për një sistem të shkatërruar kur ai vetë e drejtoi? 

Ky nuk është vetëm mashtrim, por një fyerje e rëndë ndaj qytetarëve! 

Kush e solli shëndetësinë në këtë gjendje? 

A nuk ishin vetë ata që sot shtiren si shpëtimtarë? 

Shqiptarët nuk harrojnë! 

Nuk mund të fshijnë me një deklaratë propagandistike dështimet dhe paaftësinë e tyre. 

Këta politikanë kanë thyer çdo normë respekti ndaj fjalës së thënë publike dhe nuk mund të fshehin paaftësinë e vetë duke akuzuar të tjerët. 

Dështimet nuk mund të maskohen me premtime të zbrazëta! 

Shëndetësia nuk përmirësohet me fjalë boshe, por me përgjegjësi, profesionalizëm dhe vizion të qartë – të cilat kjo qeveri nuk i ka!

Bashkimi Demokratik për Integrim

_____________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

Tags