Ambasadorja Ageler në pranim - dorëzimin e automjetit operativ mobil për Kryqin e Kuq të RMV-së
- – Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Anxhela Ageler sot në hapësirat e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të bëjë pranim dorëzim të automjetit operativ mobil.
- Post By Fitore Curri
- 07:57, 19 February, 2025

Shkup, 19 shkurt 2025 (MIA) – Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Anxhela Ageler sot në hapësirat e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të bëjë pranim dorëzim të automjetit operativ mobil.
Siç bënë të ditur nga Kryqi i Kuq i RMV-së, përveç ambasadores Ageler dhe sekretarit të përgjithshëm të Kryqit të Kuq të RMV-së, Sait Saiti në ngjarje pritet të marrin pjesë edhe mysafirë të tjerë, të cilët do të kenë mundësi ta shënojnë rëndësinë e këtij donacioni dhe të marrin më shumë informacione për pajisjen e re dhe përdorimin e saj në misione humanitare.
“Automjeti i ri mobil operativ në shërbimin tonë, do të shfrytëzohet për mbështetje të aktiviteteve në teren dhe do të mundësojë reagim të përmirësuar të nevojave të qytetarëve tanë dhe bashkësisë. Pritet që ky automjet të luajë rol të rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve të Kryqit të Kuq, veçanërisht në situata krize dhe gjatë katastrofave natyrore”, thuhet në kumtesën e Kryqit të Kuq të RMV-së. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s