• Friday, 21 February 2025

Çeki: Një adoleshent ka vrarë dy gra në një sulm me thikë

Çeki: Një adoleshent ka vrarë dy gra në një sulm me thikë

Pragë, 20 shkurt 2025 (MIA) - Dy gra janë vrarë në një sulm me thikë në një shitore në qytetin çek Hradec Kralove, kumtuan autoritetet.

Policia çeke kumtoi se mëngjesin e sotëm arrestoi një të ,dyshuar i cili goditi me thikë dy gra në një shitore në qytetin Hradec Kralove, i cili ndodhet rreth 100 kilometra në lindje të Pragës. 

Fillimisht u publikua se dy gratë u plagosën, prej të cilave njëra në gjendje të rëndë, por më pas u konfirmua se të dyja kishin vdekur. Për momentin identiteti i tyre ende nuk u zbulua.

Policia ka arrestuar 16 vjeçarin e dyshuar në rreth një kilometër larg vendit të sulmit, ndërsa aty në afërsi është gjetur edhe thika, e cila sipas të gjitha gjasave, është u përdorur në sulmin.

Kryeministri i Çekisë, Petër Fijala shprehu ngushëllime deri te familjet e viktimave.

"Kjo që sot ka ndodhur në Hradec Kralove, është akt absolutisht i paimagjinueshëm dhe i tmershëm", shkroi ai në platformën Iks.

Policia kumtoi se situata është nën kontroll dhe se nuk ka kërcënime për rrethinën. Deri tani nuk janë publikuar hollësira shtesë. rq/bsh/

Foto: arkivi/ilustrim