Në protestat në Tbilisi janë arrestuar 224 persona
- Gjithsej 224 persona janë arrestuar në protestat e mbajtura në Tblisi ditët e kaluara për shkak të "huliganizmit të imët, rezistencës dhe mosbindjes ndaj policisë", njofoti Ministria e Punëve të Brendshme e Gjeorgjisë.
Tbilisi, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Gjithsej 224 persona janë arrestuar në protestat e mbajtura në Tblisi ditët e kaluara për shkak të "huliganizmit të imët, rezistencës dhe mosbindjes ndaj policisë", njofoti Ministria e Punëve të Brendshme e Gjeorgjisë.
Në njoftim thuhet se janë arrestuar tre persona të dyshuar se e kanë sulmuar policinë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe me djegie kanë shkaktuar dëme materiale dhe kundër tyre do të ngrihet kallëzim penal.
"Si rezultat i veprimeve të paligjshme dhe të dhunshme të pjesëmarrësve në tubimin e mbrëmshëm janë lënduar 21 punonjës të MPB-së. Disa viktima kanë pësuar lëndime të rënda në kokë, fytyrë dhe trup. Në aksionet e fundit është dëmtuar shëndeti i gjithsej 113 punonjësve të MPB-së, prej të cilëve katër ndodhen ende në objektet mjekësore, thuhet në njoftim.
MPB-ja e Gjerogjisë theksoi se përkundër paralajmërimeve të vazhdueshme, gjatë protestës disa pjesëmarrës dëmtuan ndërtesën e Kuvendit dhe infrastrukturën e vendosur në rrugën Rustaveli. qa/
Foto: EPA