• Tuesday, 03 December 2024

SHBA: Ndihmë shtesë për Ukrainën - sisteme kundërajrore, municion për HIMARS

SHBA: Ndihmë shtesë për Ukrainën - sisteme kundërajrore, municion për HIMARS

Uashington, 2 dhjetor 2024 (MIA) - SHBA-ja po përgatitet të dërgojë 725 milionë dollarë ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën, e cila përfshin sisteme kundërajrore dhe municion për sistemin kundërraketor HIMARS, që mund të thotë se po përgatitetn më shumë raketa me rreze veprimi të gjatë për përdorim në frontin ukrainas, njoftuan mediumet e huaja.

Ukraina dëshiron të marrë më shumë raketa me rreze veprimi të gjatë, që të mund të godasë më shumë objektiva në Rusi, e cila ka pushtuar rreth 17 për qind të territorit të saj.

Paketa e ndihmës përmban mina kundërkëmbësorike, në të cilat Ukrainë llogarit që ta ngadalësojë atë përparim, si në territorin e saj, ashtu edhe në territorin tejkufitar rus, që e ka pushtuar në gusht.

Presidenti amerikan, Xho Bajden ka premtuar se deri në momentin që ai do të largohet nga detyra më 20 janar, të gjitha fondet e miratuara nga Kongresi për Ukrainën këtë vit do të transferohen në ndihmë ushtarake.

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp premtoi se do t'i japë fund konfliktit, por nuk është e qartë çka saktë do të thotë kjo për Ukrainën. bsh/

Foto: EPA