Çmimet e naftës u zvogëluan
- Çmimet e naftës janë zvogëluar sot pasi vendet udhëheqëse evropiane dhe Japonia ofruan të ndihmojnë në garantimin e kalimit të sigurt të anijeve nëpër Ngishticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon një e pesta e naftës botërore, e SHBA-ja prezantoi masa për rritjen e ofertës me energjensa.
- Post By Besnik Shuki
- 14:28, 20 mars, 2026
Teheran, 20 mars 2026 (MIA) - Çmimet e naftës janë zvogëluar sot pasi vendet udhëheqëse evropiane dhe Japonia ofruan të ndihmojnë në garantimin e kalimit të sigurt të anijeve nëpër Ngishticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon një e pesta e naftës botërore, e SHBA-ja prezantoi masa për rritjen e ofertës me energjensa.
Çmimet e energjensave janë rritur dje pasi Irani iu përgjigj sulmit izraelit ndaj një fushe të madhe me naftë me sulm ndaj objektit Ras Lafan në Katar, i cili përpunon rreth një të pestën nga gazi i lëngshëm natyror botëror, duke shkaktuar dëm, i cili duhet të riparohet me vite.
Porti kryesor në Detin e Zi i Arabisë Saudite, ku vendi ka riorientuar një pjesë të eksportit të vet për ta anashkaluar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit nga ana e Iranit, po ashtu dje u sulmua. bsh/
Foto: MIA arkiv