Irani kërcënoi me sulme ndaj elektrocentraleve në Lindjen e Afërt, në listë edhe centrali bërthamor në Emirate
- Irani sot kërcënoi se do të kryejë sulme ndaj elektrocentraleve në mbarë Lindjen e Afërt nëse SHBA-ja e realizon kërcënimin për bombardim të objekteve elektro-energjetike në Republikën islamike.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:05, 23 mars, 2026
Teheran, 23 mars 2026 (MIA) - Irani sot kërcënoi se do të kryejë sulme ndaj elektrocentraleve në mbarë Lindjen e Afërt nëse SHBA-ja e realizon kërcënimin për bombardim të objekteve elektro-energjetike në Republikën islamike.
Kërcënimi nga Teherani hapë rrezik për furnizimin me energji elektrike dhe ujë në shtetet arabe nga Gjiri persik, duke pasur parasysh atë që disa elektrocentrale funksionalisht janë të lidhura me impiantet për desalinizim.
Në listën e caqeve potenciale, publikuar nga agjencia iraniane e lajmeve "Fars", është edhe centrali bërthamor "Baraka" në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Centrali bërthamor ndodhet në rajonin e shkretëtirës në pjesën perëndimore të EBA-së, në afërsi të kufirit me Arabinë Saudite dhe Katarin.
Listën e publikoi edhe Agjencia e jurisprudencës iraniane "Mizan".
Presidenti amerikan, Donald tramp paraprakisht paralajmëroi se SHBA-ja do të kryejë sulme ndaj elektrocentraleve iraniane në afat prej 48 orëve nëse Teherani nuk heqë dorë nga bllokada e ngushticëssë Hormuzit, kyçe për transportin global të naftës.
Ultimatumi i Trampit skadon sot para mesnate. ab/
foto/МIА arkivi