• e martë, 24 mars 2026

Në protestën në Tiranë janë lënduar gjashtë persona, 14 janë arrestuar

Në protestën në Tiranë janë lënduar gjashtë persona, 14 janë arrestuar

Tiranë, 23 mars 2026 (MIA) - Policia shqiptare ka arrestuar 14 persona pas protestës të opozitës në Tiranë, ndërsa nëntë prej tyre janë nën hetim të lirë. Mes të shoqëruarve ka pasur edhe minorenë, por ata janë liruar.

Në protestë, janë hedhur koktej molotoriv mbi kanibetin e kryeministrit, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës, në afërsi të Bankës së Shqipërisë, ku ka qenë shënjestër e sulmit selia e PS-së.

Meqenëse forcat policore kishin ngritur gardhe sigurie, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe protestuesit nuk mundën të arrinin në parlament dhe në ish-vilën e Enver Hoxhës, tani qendër kulturore, e cila u qëllua me kokteje molotov gjatë një aktiviteti në një protestë të mëparshme.

Gjashtë oficerë policie u lënduan në trazira dhe u shtruan në spital me djegie në gjymtyrë nga koktejet Molotov dhe piroteknikët.

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamalari i vizitoi nëpunësit policorë të lënduar në Spitalin e Traumatologjisë.

Ai e dënoi me forcë dhunën ndaj personelit të uniformuar, duke theksuar se përdorimi i koktejeve të molotovit dhe mjeteve të tjera të rrezikshme kundër oficerëve të policisë që ishin në detyrë për të garantuar rendin dhe sigurinë ishte i papranueshëm.

Për më shumë se tre orë, mbështetësit e Partisë Demokratike, të udhëhequr nga Berisha dhe deputetët e krahut të djathtë protestuan në Tiranë, duke shkaktuar dëme materiale në ndërtesa, duke i vënë flakën një automjeti policie, kontejnerëve të mbeturinave dhe duke dëmtuar dritaret e disa ndërtesave tregtare dhe të tjera. mb/

Foto: printskrin

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR