Dy persona e kanë humbur jetën pasi aeroplani i "Er Kanada ekspres" u përplas me një automjet të zjarrfikësve në aeroportin e Nju Jorkut
- Piloti dhe kopiloti i aeroplanit "Er Kanada ekspres" humbën jetën, pasi mjeti ajror, gjatë uljes në aeroportin La Guardia në Nju Jork, u përplas me një automjet të zjarrfikësve. Në incident u plagosën dhjetëra persona.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:12, 23 mars, 2026
Uashington, 23 mars 2026 (MIA) - Piloti dhe kopiloti i aeroplanit "Er Kanada ekspres" humbën jetën, pasi mjeti ajror, gjatë uljes në aeroportin La Guardia në Nju Jork, u përplas me një automjet të zjarrfikësve. Në incident u plagosën dhjetëra persona.
Automjetin e zjarrfikësve e kanë drejtuar policë. Sipas mediave amerikane, në incident me fraktura janë lënduar një rreshter dhe një polic. Ata janë shtruar në spital dhe ndodhen në gjendje stabile.
Me aeroplanin CRJ-900, i cili kishte fluturuar nga Montreali, po udhëtonin 72 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.
Aeroplani u përplas me automjetin e zjarrfikësve me shpejtësi prej 39 kilometrash në orë.
Për shkak të incidentit, Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA) i ka ndalur përkohësisht të gjitha fluturimet në aeroportin e Nju Jorkut. qa/
Foto: EPA