• Monday, 30 September 2024

Zeqirja Ibrahimi është kryetari i ri i Alternativës i zgjedhur në kongresin e jashtëzakonshëm në Kumanovë

Zeqirja Ibrahimi është kryetari i ri i Alternativës i zgjedhur në kongresin e jashtëzakonshëm në Kumanovë

Kumanovë, 6 korrik 2024 (MIA) - Zeqirja Ibrahimi është kryetari i ri Alternativës, kanë vendosur sot kandidatët në kongresin e jashtëzakonshëm zgjedhor të mbajtur në Kumanovë. Ai tha se partia është para një sfide të re dhe tani nga pozita e pushtetit duhet të japë rezultate konkrete dhe suksese në luftën kundër korrupsionit, ekonomisë, ndryshimeve në arsim dhe në sferën sociale.

"Këto janë përcaktime publike. Edhe një herë e kuptova se ne si parti tani jemi në tundim dhe në një sfidë të re për të treguar rezultate konkrete në Qeveri, sepse nuk mund të justifikohemi ende nga pozita e opozitës, por të japim suksese konkrete, luftë kundër korrupsionit, zhvillim ekonomik, jetë sociale cilësore, veçanërisht kam folur për domosdoshmërinë e ndryshimeve në sistemin arsimor, sepse sipas nesh, varfëria dhe mungesa e arsimit të mirë janë fajtorët kryesorë për gjendjen në të cilën jemi të gjithë në vendin tonë, tha Ibrahimi.

Kongresi i jashtëzakonshëm zgjedhor u mbajt pasi kryetari i deritanishëm, Afrim Gashi, dha dorëheqje nga pozita udhëheqëse dhe u emërua kryetar i Kuvendit.

"Sot në kongresin zgjedhor të Alternativës vetëm me një abstenim u zgjodha kryetar i Alternativës në periudhën e ardhshme. Në fjalimin tim i falënderova delegatët e kongresit, fola për objektivat tona programore, për parimet mbi të cilat do të veprojë partia jo vetëm në organe dhe si subjekt politik, por edhe në kuadër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut", shtoi Ibrahimi.

Ai falënderoi kandidatët dhe kryetarin e deritanishëm.

Në kongres nuk pati asnjë ndryshim në lidhje me programin politik të subjektit dhe programi i miratuar në kongresin e kaluar në vitin 2022 u ruajt. Në kongresin e sotëm të jashtëzakonshëm zgjedhor morën pjesë përfaqësues të disa partive politike, pjesë e shumicës qeveritare. Të pranishmëve iu drejtuan Bekim Sali, Afrim Gashi dhe Bilal Kasami. ls/

Foto dhe video: MIA