• Monday, 30 September 2024

Bastisje në Ohër për shkak të fajdes dhe detyrimit

Bastisje në Ohër për shkak të fajdes dhe detyrimit

Shkup, 29 shtator 2024 (MIA) - Nëpunës policorë të SPB Ohër dhe Departamenti i policisë kriminalistike-Sektori për Krime të Përgjithshme dhe Krime të Dhunshme pranë MPB-së, me urdhër të mëparshëm të gjykatës, sot kanë kryer tri bastisje në Ohër, me ç'ras kanë privuar nga liria një person nga Ohri.

MPB-ja kumtoi se kontrollet janë kryer për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprave penale“fajdeja” nga neni 260 i Kodit Penal dhe veprës “detyrimi” nga neni 258 i Kodit Penal.

Masat dhe aktivitetet shtesë janë duke u ndërmarrë në koordinim me prokurorin publik, pas çka do të dorëzohen parashtresat përkatëse. bsh/

Foto: MIA arkiv