• Tuesday, 01 October 2024

Bastisje në Tetovë, gjendet drogë

Bastisje në Tetovë, gjendet drogë

Shkup, 29 shtator 2024 (MIA) - Nëpunës policorë nga SPB Tetovë, dje në ora 14:00 kanë privuar nga liria personin M.M. (23) nga Tetova, kumtoi MPB.

Pas një vendimi gjyqësor të marrë paraprakisht, është kryer kontrollë në banesën e tij dhe objektet ndihmëse në Tetovë, ku janë gjetur marihuanë dhe një thërmues me mbetje marihuane.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës. bsh/

Foto: MIA arkiv