• Thursday, 03 October 2024

VLEN: Fronti evropian po shembet nga gënjeshtrat e Ali Ahmetit

VLEN: Fronti evropian po shembet nga gënjeshtrat e Ali Ahmetit

3 tetor 2024, Shkup 

Kur BDI dhe satelitët e saj flasin për folklorizëm dhe patriotizëm të rrejshëm, gjithmonë është e vërteta ajo që i godet në fytyrë.

Dhe e vërteta është një! Ramiz Merko, nga listat e zeza amerikane si mik dhe veteran i klikës së BDI-së, ia kujton Ali Ahmetit dhe Zijadin Selës se korrupsioni ishte shtylla e qeverisjes së tyre 22-vjeçare.

Kur Ahmeti flet për vetingun, ia kujtojmë se kuadri i tij shumëvjeçar, Ixhet Memeti, është pikërisht ai që i bëri veting partisë së tij përmes marrëveshjes me prokurorinë abaziane. Kur flet për gjuhën shqipe, ia kujtojmë se “pacienti” i tij, Bujar Osmani, dërgoi tre nenet në Komisionin e Venecias për të kontestuar gjuhën.

Kur flet për takat, ia kujtojmë nënshtirmin që e kishte ndaj Mijallkovit dhe Gruevskit, njëri i liruar nga përgjegjësia, ndërsa tjetri u la i lirë të arratiset.

Për ekonominë, ia kujtojmë “Las Vegasin” që Artan Grubi dhe Përparim Bajrami e krijuan në vendbanimet tona. Por, për dallim nga ata, VLEN rriti pensionet në 100 ditët e saj të qeverisjes, solli investime të huaja, po investon 34.5 milionë euro në  ndërtimin e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza” dhe siguroi 100 milionë euro për komunat. Këto janë vepra reale që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë.

Nëpërmjet kuadrit të saj, VLEN solli freski, shpresë, etikë pune, ndershmëri dhe përkushtim ndaj asaj që u premtua. Me një vullnet të palëkundur, hodhëm themelet e një epoke të re, ku qytetarët janë të
parët dhe pritshmëritë e tyre përmbushen me vepra, jo vetëm me fjalë.

Ne ecim përpara, së bashku me ju, qytetarët, si kapitali ynë më i madh.

Në fund, ia kujtojmë Ali Ahmetit se VLEN-i i fitoi zgjedhjet me 107 mijë vota shqiptare.

_________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.