• Saturday, 05 October 2024

Viktimat e para ushtarake libaneze që nga fillimi i ofensivës izraelite

Viktimat e para ushtarake libaneze që nga fillimi i ofensivës izraelite

Bejrut, 3 tetor 2024 (MIA) - Një ushtar libanez sot është vrarë në qytetin jugor Tajbeh në një sulm izraelit, ndërsa një ushtar tjetër ishte vrarë menjëherë pastaj në një sulm në Bint Xhbeil.

Siç transmeton DPA, këta janë viktimat e parë ushtarak që nga fillimi i ofensivës tokësore izraelite në Liban.

Ministri libanez i Shëndetësisë Firas Abaid paraprakisht informon se në sulmet izraelite ndaj Libanit që filluan më 8 tetor të vitit të kaluar, deri tani kanë humbur jetë 1.974 persona, ndërsa janë lënduar 9.384 njerëz. sa/

Foto: EPA