Usik edhe në duelin e dytë e mposhti Fjurin
- Ukrainasi Oleksandar Usik i ka mbrojtur titujt kampion botëtor në kategorinë e rëndë në versionet WBA, WBO dhe IBO me fitore unanime ndaj britanikut Tajson Furi në duelin e dytë që u mbajt mbrëmë në Riad.
- Post By Besnik Shuki
- 11:25, 22 December, 2024
Riad, 22 dhjetor 2024 (MIA) - Ukrainasi Oleksandar Usik i ka mbrojtur titujt kampion botëtor në kategorinë e rëndë në versionet WBA, WBO dhe IBO me fitore unanime ndaj britanikut Tajson Furi në duelin e dytë që u mbajt mbrëmë në Riad.
Pas këtij dueli, Usik mbeti i pamposhtur në 23 luftime profesionale, prej të cilave 14 i fitoi me nokaut, ndërsa Fjuri ka 34 fitore, ndërsa dy humbjet e vetme i ka pësuar nga boksieri ukrainas.
"Fjuri është boksier i shkëlqyer, pas nesh mbeti një luftim i madh. Por unë jam jashtëzakonisht i lumtur, pas meje lë luftime të jashtëzakonshme dhe një karrierë të shkëlqyeshme", deklaroi Usik.
Fjuri pas duelit insistoi se Usik ka marrë një dhuratë të parakohshme të Krishtlindjeve dhe e kontestoi fitoren unanime të ukrainasit në pikë.
"Ndjeva pak një frymë të Krishtlindjeve dhe mendoj se ka marrë një dhuratë të vogël nga gjyqtarët. Një dhuratë të hershme të Krishtilindjeve", tha Fjuri.
Ai tha se është i bindur se e ka fituar atë betejë.
"Mendoj se i fitova të dyluftimet, por në shtëpi shkoj me dy humbje. Çdoherë do të besoj deri në ditën kur do të vdes se e kam fituar atë betejë", shtoi britaniku. bsh/
Foto: Fejsbuk