Pandev drejtor sportiv i seleksioneve kombëtare, Najdoski dhe Ibrahimi këshilltarë të Omeragiqit
- Pas përfundimit të Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor të Federatës së fudbollit të Maqedonisë (FFM), kryetari i ri Masar Omeragiq mbajti takim me anëtarët e Bordit drejtues të federatës.
- Post By Besnik Shuki
- 14:52, 22 December, 2024
Shkup, 22 dhjetor 2024 (MIA) - Pas përfundimit të Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor të Federatës së fudbollit të Maqedonisë (FFM), kryetari i ri Masar Omeragiq mbajti takim me anëtarët e Bordit drejtues të federatës.
Në takimin, me propozim të Omeragiqit, anëtarët e Bordiut drejtues të FFM-së e kanë zgjedhur Marjan Stojkovskin nga FKF Prilep pë nënkryetar të Federatës së futbollit të Maqedonisë në vendin e nënkryetarit të deritanishëm, Llazar Rakixhiev.
Në seancë, po ashtu, u konstatua dorëheqja nga posti sekretare e përgjithshme e Natalia Ilievska Bozhinovskës.
Për u.d. sekretar i përgjithshëm u emërua Drilon Ganiu, zëvendës i deritanishëm i njeriut të parë të FFM-së.
Me propozim të kryetarit të ri të FFM-së, Goran Pandev u emërua drejtor sportiv i të gjitha seleksioneve kombëtare, ndërkaq Ilija Najdoski dhe Agim Ibrahimi janë emëruar këshilltarë në kabinetin e kryetarit të FFM-së, Masar Omeragiq. bsh/
Foto: FFM