Superkupa gjermane do ta mbajë emrin e Franc Bekenbauerit
- Superkupa gjermane nga viti i ardhshëm do ta mbajë emrin e Franc Bekenbauerit, kumtoi mbrëmë Bundesliga.
- Post By Besnik Shuki
- 11:20, 21 December, 2024
Berlin, 21 dhjetor 2024 (MIA) - Superkupa gjermane nga viti i ardhshëm do ta mbajë emrin e Franc Bekenbauerit, kumtoi mbrëmë Bundesliga.
"Franc do të dëshironte që ndeshja mes kampionit dhe fituesit të Kupës ta mbajë emrin e tij", deklaroi e veja e fudbollistit legjendar german, Hajdi Bekenbauer.
Franc Bekenbauer, i cili vdiq më 7 janar këtë vit, konsiderohet fudbollisti më i madh gjerman i të gjitha kohërave.
Në vitin 1974 si kapiten e ka udhëhequr kombëtaren gjermane deri te titulli kampion i botës, ndërsa në vitin 1990 e përsëriti këtë sukses si trajner. bsh/
Foto: Fejsbuk