• Saturday, 05 October 2024

Ukraina ka hapur hetim për ekzekutimin e 16 ushtarëve të saj të luftës në lindje të vendit

Ukraina ka hapur hetim për ekzekutimin e 16 ushtarëve të saj të luftës në lindje të vendit

Kiev, 2 tetor 2024 (MIA) - Ukraina ka hapur një hetim për ekzekutimin e 16 të burgosurve ukrainas të luftës, që dyshohet se është kryer nga ushtria ruse në afërsi të Pokrovsk, qytet i rëndësishëm në lindje të vendit, njoftoi sot prokuroria shtetërore në Kiev.

"Ky është rasti më masiv i njohur i ekzekutimit të të burgosurve ukrainas të luftës në vijën e parë", njoftoi kryeprokurori Andrij Kostin në një komunikatë nga zyra e tij, me pohimin se "vrasjet dhe torturat e të burgosurve nuk janë një rastësi, por një politikë e qëllimshme e Rusisë.

Prokuroria theksoi se ka informacione se "të paktën 92 ushtarë ukrainas që janë dorëzuar janë ekzekutuar në fushëbetejë" dhe se ky numër e përfshin edhe atë që ka ndodhur afër Pokrovskut. mb/

Foto: EPA