• Friday, 07 March 2025

Trudo: Lufta tregtare mund të vazhdojë në të ardhmen e afërt

Trudo: Lufta tregtare mund të vazhdojë në të ardhmen e afërt

Otavë, 6 mars 2025 (MIA) - Kryeministri kanadez Xhastin Trudo tha sot se Kanadaja është e interesuar për uljen e të gjitha tarifave amerikane dhe shtoi se do të vazhdojë të bashkëpunojë me përfaqësuesit e lartë të administratës së presidentit amerikan Donald Tramp lidhur me tarifat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë të vendosin për të gjitha produktet e importuara nga Kanadaja.

"Bisedimet janë duke vazhduar... Qëllimi ynë është të heqim këto tarifa, të gjitha tarifat”. Lufta tregtare mund të zgjasë në një të ardhme të afërt," tha Trudo, duke u kërkuar qytetarëve që të vazhdojnë të "blejnë produkte kanadeze" kur është e mundur, raportoi CTV News.

Ai nuk zbuloi detaje nga telefonata e djeshme me Trampin, duke theksuar se ishte një “telefonatë shumë domethënëse”.

Kryeministri kanadez tha se e paralajmëroi presidentin amerikan gjatë  bisedës dje se tarifat amerikane do të dëmtonin punëtorët dhe bizneset amerikane. sa/

foto: Arkivi i MIA-s