Tramp: Do të shkoj në Arabinë Saudite për të nënshkruar një marrëveshje me vlerë një mijë milardë dollarë
- Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë deklaroi se me siguri do të realizojë udhëtimin e tij të parë jashtë vendit në Arabinë Saudite për të nënshkruar marrëveshje me Riadin për investim më shumë se një mijë miliardë dollarë në ekonominë amerikane, duke përfshirë edhe blerjen e pajisjeve ushtarake.
- Post By Fami Bajrami
- 07:48, 7 March, 2025

Uashington, 7 mars 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë deklaroi se me siguri do të realizojë udhëtimin e tij të parë jashtë vendit në Arabinë Saudite për të nënshkruar marrëveshje me Riadin për investim më shumë se një mijë miliardë dollarë në ekonominë amerikane, duke përfshirë edhe blerjen e pajisjeve ushtarake.
Tramp tha se me siguri do të udhëtojë atje brenda një muaji e gjysmë. Ai shtoi se udhëtimi i tij i parë jashtë vendit gjatë mandatit të tij të parë ishte në Riad në vitin 2017, për të publikuar investime në Arabinë Saudite, atëherë të vlerësuar në 350 miliardë dollarë.
Sipas tij, sauditët janë të gatshëm të investojnë një mijë miliardë dollarë gjatë katër viteve në kompanitë amerikane, duke përfshirë edhe blerjen e pajisjeve ushtarake amerikane.
I dërguari i posaçëm i Trampit për Lindjen e Mesme, Stiv Uitkof, u deklaroi gazetarëve se sauditët do të jenë nikoqir të takimit amerikan-ukrainas javën e ardhshme, ku do të diskutohet për armëpushim në Ukrainë. rq/bsh/
Foto: EPA