Të paktën 22 persona kanë humbur jetën në këmbimzjarrin e bandave në Ekuador
- Të paktën 22 persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në këmbimzjarrin në qytetin Guajakil të Ekuadorit, për të cilin policia dyshon se është një krim i lidhur me banda.
- Post By Melahat Baftija
- 15:31, 7 March, 2025

Kito, 7 mars 2025 (MIA) - Të paktën 22 persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në këmbimzjarrin në qytetin Guajakil të Ekuadorit, për të cilin policia dyshon se është një krim i lidhur me banda.
Të shtënat kanë shpërthyer të enjten në një nga lagjet e Guajakilit, Socio Viviendo, ndërsa viktimat janë vrarë në shtëpi të ndryshme, raporton Universo e Ekuadorit.
Mes të vrarëve dhe të plagosurve ka persona të lidhur me veprimtari kriminale si grabitje, armëmbajtje pa leje dhe trafik droge.
Besohet se rreth 20 burra të armatosur kanë hyrë në Socio Viviendo përmes një zone malore dhe vendasit e filmuan incidentin në celularët e tyre.
Policia ka bërë të ditur se me siguri bëhet fjalë për përleshje të dhunshme mes bandave kriminale që luftonin për territor. mb/
Foto: MIA