Shërbimi sekret amerikan qëllon ndaj një personi të armatosur afër Shtëpisë së Bardhë
- Shërbimi sekret amerikan qëlloi në një person të armatosur nga Indiana i cili gjendet një bllok larg Shtëpisë së Bardhë, mëngjesin sotëm, pasi autoritetet lokale të policisë njoftuan agjencinë për një "burrë me qëllime vetëvrasëse", tha agjencia.
- Post By Fami Bajrami
- 15:33, 9 March, 2025

Uashington, 9 mars 2025 (MIA) - Shërbimi sekret amerikan qëlloi në një person të armatosur nga Indiana i cili gjendet një bllok larg Shtëpisë së Bardhë, mëngjesin sotëm, pasi autoritetet lokale të policisë njoftuan agjencinë për një "burrë me qëllime vetëvrasëse", tha agjencia.
"Agjentët e shërbimit sekret u përfshinë në të shtëna pas një takimi të armatosur me një person pak pas mesnatës së 9 marsit," konfirmoi zëdhënësi i Shërbimit sekret Entoni Xhulielmi për Platformën X.
Siç transmeton Nju Jork post, agjentët federal panë makinën e burrit të parkuar pranë udhëkryqit të rrugëve 17 dhe F, pranë ndërtesës së Zyrës ekzekutive në Ajzenhauer, një bllok në perëndim të krahut perëndimor të Shtëpisë së Bardhë.
Burri i paidentifikuar është nisur drejt rrugës së famshme të Pensilvanisë, ku agjentët e Shërbimit sekret e gjetën atë pak pas mesnate.
Ka ardhur deri te një “përplasje e armatosur” kur burri ka nxjerrë armë zjarri.
Agjentët e shërbimit sekret kanë qene të detyruar të hapin zjarr ndaj burrit, i cili më pas u dërgua në një spital lokal në gjendje të panjohur, tha agjencia.
Asnjë anëtar i Shërbimit sekret nuk është lënduar, thuhet në kumtesën e agjencisë.
Presidenti amerikan Donald Tramp në momentin e gjuajtjes ka qenë në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida.
Thuhet se burri i cili ka pasur qëllim vetëvrasës, ka udhëtuar nga Indiana për në kryeqytet të shtunën, me çka policia lokale ka njoftuar Shërbimin sekret.
Për momentin ende nuk dihen motivet e tij.
Foto: arkivi i MIA-s