• Sunday, 09 March 2025

Nju Jork Tajms: Vendimet e Trampit e rrezikojnë qëllimin që të parandalohet zhvillimi i programit bërthamor iranian

Nju Jork Tajms: Vendimet e Trampit e rrezikojnë qëllimin që të parandalohet zhvillimi i programit bërthamor iranian

Uashington, 9 mars 2025 (MIA) – Kur presidenti amerikan Donald Tramp pezulloi dy programe të cilat sigurojnë ndihmë amerikane për inspektorët ndërkombëtarë bërthamorë në fillim të janarit, ai potencialisht e rrezikoi qëllimin e tij që ta parandalojë Iranin të zhvillojë arsenal bërthamor, shkruan Nju Jork Tajms.

Edhe pse një nga dy programet më vonë ishte rinovuar, pasojat nga këto vendime, siç thekson Nju Jork Tajms, sjellën rënien e besimit në përpjekjet që mundësuan me dekada të ndiqet progresi i Iranit drejt prodhimtarisë së armës bërthamore. 

Në analizë theksohet se shqetësimi i disa ekspertëve se këto pengesa do të pengojnë profesionistët që të angazhohen në sferën e mospërhapjes së armës bërthamore dhe do ta komplikojnë luftën globale kundër përhapjes së armës së tillë. 

Derisa ANEB refuzon të komentojë uljen e ndihmës, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit amerikan, i cili duhet t’i financojë programet, për Tajms ka thënë se siguria kombëtare e SHBA-së është prioritet i lartë dhe se “ndihmë e caktuar amerikane për programet të cilët i mbështesin përpjekjet dhe aftësitë e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore për kontroll të stacioneve bërthamore nëpër botë, duke përfshirë edhe në Iran, vazhdojnë”.

Departamenti i Shtetit, megjithatë, nuk bën të ditur nëse ndonjë nga programet është ngritë ose ndërprerë, transmetoi Tajms. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s