Trampi paralajmëron sanksione dhe tarifa të reja kundër Rusisë
- Presidenti amerikan Donald Tramp tha se po shqyrton vendosjen e sanksioneve dhe tarifave të reja kundër Rusisë pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë gjatë natës.
- Post By Sara Ademi
- 16:35, 7 March, 2025

Uashington, 7 mars 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp tha se po shqyrton vendosjen e sanksioneve dhe tarifave të reja kundër Rusisë pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë gjatë natës.
"Duke pasur parasysh faktin se Rusia aktualisht po "bluan" Ukrainën në fushën e betejës, unë po shqyrtoj seriozisht sanksione të gjera bankare, sanksione dhe tarifa kundër Rusisë derisa të arrihet një armëpushim dhe një marrëveshje përfundimtare e paqes”, shkroi Tramp.
Në mesazh ai u bën thirrje të dyja palëve të negociojnë.
“Për Rusinë dhe Ukrainën – uluni në tryezë tani, para se të jetë tepër vonë. Faleminderit!", tha Trampi. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s