• Sunday, 09 March 2025

KB: Së paku dy persona e humbën jetën, ndërsa 186 konsiderohen të zhdukur pasi që u fundosën katër anije me emigrantë afër Jemenit dhe Xhiobutit

KB: Së paku dy persona e humbën jetën, ndërsa 186 konsiderohen të zhdukur pasi që u fundosën katër anije me emigrantë afër Jemenit dhe Xhiobutit

Sanë, 7 mars 2025 (MIA) - Së paku dy persona e humbën jetën, ndërsa 186 konsiderohen të zhdukur pasi që katër barka me emigrantë nga Afrika u fundosën në ujërat afër Jemenit dhe Xhibutit.

"Dy anije u fundosën mbrëmë vonë afër Jemenit", deklaroi Tamim Elejan, zëdhënës i Organizatës ndërkombëtare për emigracion. Dy anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar, por 181 emigrantë dhe pesë anëtarë jemenass të ekuipazhit konsiderohen të zhdukur.

Ai shtoi se në të njejtën kohë, u fundosën edhe dy anije në afërsi të Xhibutit. Janë gjetur dy trupa, ndërsa të gjithë të tjerët në anije janë shpërtuar.

"Shkaku për anijethyerjen afër Xhibutit është era e fuqishme", deklaroi Abusator Ezoev, shef i zyrës ssë Organizatës ndërkombëtare për emigracion në Jemen. ab/

Foto: МIА arkivi