• Sunday, 09 March 2025

Rusia po kryen "bombardime masive" ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Rusia po kryen

Kiev, 7 mars 2025 (MIA) - Forcat e armatosura ruse sot po kryejnë sulme masive ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, kumtoi ministri i Energjetikës së Ukrainës, German Galushçenko.

"Infrastruktura e shpërndarjes së energjisë dhe përçimit të gazit në disa zona të Ukrainës është sërish e ekspozuar në bombardime masive me dronë dhe sulme me raketa", shkroi Galushçenko në "Fejsbuk". rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s