Tripunovski: Ministria u doli në ndihmë prodhuesve të orizit me një masë shtesë
- “Sot mbajtëm një takim me prodhuesit e orizit nga rajoni i Koçanit, ku morën pjesë edhe një pjesë e blerësve të orizit që janë të regjistruar në Regjistrin e Ministrisë. Diskutuam për gjendjen aktuale, gjegjësisht zgjidhjen e këtij problemi që e kemi trashëguar nga vitet e kaluara dhe që është akumuluar me kalimin e kohës,” theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.
- Post By Fitore Curri
- 19:02, 14 January, 2025
Shkup, 14 janar 2025
“Sot mbajtëm një takim me prodhuesit e orizit nga rajoni i Koçanit, ku morën pjesë edhe një pjesë e blerësve të orizit që janë të regjistruar në Regjistrin e Ministrisë. Diskutuam për gjendjen aktuale, gjegjësisht zgjidhjen e këtij problemi që e kemi trashëguar nga vitet e kaluara dhe që është akumuluar me kalimin e kohës,” theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.
“Jemi këtu për ta informuar publikun dhe të gjithë prodhuesit e orizit se pas disa orësh diskutimi, konkluzioni është se Ministria do të ndajë 6 denarë shtesë për çdo kilogram oriz të dorëzuar nga prodhimi i vitit 2024. Masa do të jetë në fuqi nga 1 nëntori deri më 31 mars 2025,” shpjegoi ministri.
Ministri shtoi se të gjithë ata që kanë dorëzuar oriz gjatë kësaj periudhe do të përfitojnë subvencion shtesë prej 6 denarësh për kilogram.
“Për më tepër, detyrimi i Ministrisë është që, përmes Agjencisë për Rezerva të mallrave, të bëhet blerja e orizit për nevojat e rezervave shtetërore. Siç e dini, procedurat ligjore dhe të gjitha Rregulloret janë ndryshuar dhe janë në proces përgatitjeje për një shpallje të tillë. Kjo do të thotë se në një mënyrë do të tejkalohet problemi me blerjen e prodhimit të vitit 2024,” theksoi ministri.
Ai vuri në dukje se po zgjidhen problemet e trashëguara nga qeveria e mëparshme.
“Organizimin e shitjes dhe mbjelljes së kësaj kulture e ka bërë një ministër tjetër nga qeveria e kaluar. Dhe për shkak të dështimeve serioze në organizimin e këtij produkti të rëndësishëm strategjik bujqësor, sot ne si qeveri e re po përballemi me zgjidhjen e këtyre problemeve,” theksoi ministri.
“Me masën e sotme do të tejkalohet kjo situatë. Gjithashtu, për mua si ministër është me rëndësi që, përveç zgjidhjes së problemit të viteve të kaluara me plasmanin, tashmë po punojmë në mënyrë vizionare dhe të përgjegjshme për organizimin e mbjelljes që na pret pas disa muajsh,” përfundoi ministri.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave
_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.