• Wednesday, 15 January 2025

Përforcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe stabiliteti rajonal në fokus të takimit Murtezani - Fidan

Përforcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe stabiliteti rajonal në fokus të takimit Murtezani - Fidan

Shkup, 14 janar 2025 (MIA) - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, mbajti takim të frytshëm me ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, në kuadër të vizitës së tij të punës në Ankara, e cila u fokusua në çështje të rëndësishme të natyrës politike, ekonomike dhe sociale, me theks në përforcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe stabilitetin rajonal, njoftoi sot Ministria e Çështjeve Evropiane. 

Ministri Murtezani, bëhet e ditur, e theksoi rëndësinë e Turqisë si aktor i rëndësishëm politik dhe ekonomik në Ballkan. Turqia, shtohet, luan rol qendror në stabilizimin e rajonit dhe ballafaqimin me sfidat globale dhe rajonale, duke përfshirë mbështetjen e rritjes ekonomike dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ministri nënvizoi se ky bashkëpunim ka rëndësi strategjike për avancimin e lidhjeve ekonomike dhe politike.

"Në takim u dakorduan se avancimi i dialogut politik në nivel të lartë mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë është me rëndësi thelbësore. Dy ministrat u dakorduan për nevojën e identifikimit të pikave me interes të ndërsjellë që do të mundësonin bashkëpunim ende më të madh, posaçërisht në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe shkëmbimeve kulturore", qëndron në kumtesë.

Maqedonia e Veriut, theksohet më tutje, si një shoqëri multikulturore dhe multietnike, jashtëzakonisht vlerëson mbështetjen e Turqisë në avancimin e strukturave sociale dhe gjithëpërfshirëse. U theksua se nismat e përbashkëta për përforcimin e lidhjeve sociale paraqesin model bashkëpunimi pozitiv që kontribuon në stabilitetin dhe zhvillimin rajonal.

"Ministri Murtezani theksoi se integrimi i përshpejtuar i rajonit në strukturat evropiane është mundësi për rritje dhe zhvillim më të madh. Ai theksoi se bashkëpunimi me Turqinë, si aleat i rëndësishëm në këtë proces, është kyç për sigurimin e stabilitetit ekonomik dhe politik, si dhe për avancimin e përpjekjeve euro-integruese të Maqedonisë së Veriut", bëhet e ditur në kumtesë.

Dy ministrat diskutuan edhe për rëndësinë e stabilitetit të sektorit energjetik, si dhe për mundësitë e projekte të përbashkëta energjetike. U theksua se bashkëpunimi energjetik është pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve bilaterale dhe prioriteteve strategjike për sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

"Ministri Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në strukturat evropiane. Ai theksoi vizionin e përbashkët të dy vendeve për një Ballkan të qëndrueshëm, paqësor dhe prosperues, i cili është i integruar në Bashkimin Evropian dhe i gatshëm për t'u përballur me sfidat bashkëkohore", bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë së Çështjeve Evropiane. fc/

Fotografia: Ministria e Çështjeve Evropiane