• Friday, 21 February 2025

Trampi: Po të ishte Bajdeni në pushtet, do të fillonte Lufta e Tretë Botërore

Trampi: Po të ishte Bajdeni në pushtet, do të fillonte Lufta e Tretë Botërore

Majami, 20 shkurt 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se bota nuk është larg Luftës së Tretë Botërore, por se presidenca e tij do ta parandalojë atë katastrofë. 

“Lëviz shpejt që t’i përfundoj luftërat, t’i zgjidh konfliktet dhe të sjellë paqe në botë. Dua paqe. Askush nuk ka interes nga Lufta e Tretë Botërore, ndërsa ju nuk jeni larg saj. Nëse administrata e (ish presidentit Xho) Bajden do të qëndronte edhe një vit, tani do të ishim në luftë”, deklaroi Trampi në samitin “Investim në të ardhmen” në Majami.

Ai e falënderoi Arabinë Saudite për organizimin e bisedimeve mes SHBA-së dhe Rusisë, duke i quajtur “hap i madh”. 

Paraprakisht, Trampi ashpër e kritikoi presidentin ukrainas Volodomir Zelenski, duke e quajtur “komedian mesatar” dhe “diktator”. 

“E dua Ukrainën, por Zelenski e shkatërroi vendin e tij. Miliona njerëz u vranë, ndërsa ai nuk mund ta ndalë luftën pa biseduar me Rusinë”, tha Trampi, i cili paraprakisht hyri në debat të ashpër me Zelenskin në rrjetet sociale. fc/

Fotografia: Arkivi